Agim Ramadani

Lexo ngjarje:

Në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit lindi Agim Ramadani, veprimtar politik, ushtarak, Hero i Kosovës. Mbaroi studimet në Akademinë Ushtarake në Zagreb. U mor me poezi dhe pikturë që nga shkolla e mesme. Hapi ekspozita vetjake dhe të përbashkëta në Kroaci dhe në Zvicër. Me fillimin e luftës në Kroaci, braktisi ushtrinë jugosllave dhe më 1990, së bashku me familjen, emigroi në Zvicër. Aty vazhdoi veprimtarinë patriotike, kulturore dhe artistike. U zgjodh drejtor i Qendrës Kulturore për Diasporën e Mërgatën në Cyrih të Zvicrës. U kthye në Kosovë në qershor të vitit 1998 dhe u vendos në Zonën Operative të Dukagjinit. Më 9 gusht dhe 15 shtator 1998 mori pjesë në aksione ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të zhvilluara në Oplazë dhe në bjeshkën e Gjeravicës, ku armikut iu shkaktuan humbje të mëdha. Në periudhën e armëpushimit midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave, gjatë muajve tetor–dhjetor 1998, shkoi sërish në Zvicër, me qëllim të mobilizimit të të rinjve në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 9 prill të vitit 1999, një njësit i Brigadës 138 të Zonës Operative të Dukagjinit, i udhëhequr nga Agim Ramadani, në luftime të drejtpërdrejta me forcat ushtarake dhe paramilitare serbe arriti të zmbrapsë pikat ushtarake serbe në zonën e Koshares të brezit kufitar ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Ra heroikisht në luftime të drejtpërdrejta te vendi i quajtur Rrasa e Zogut. Pas rënies, Brigada 138 mori emrin e tij. Në vitin 2005 u nderua me Urdhrin “Hero i Kosovës”, ndërsa në vitin 2015 në Shqipëri iu akordua dekorata “Nderi i Kombit”. (Në fotografi: Agim Ramadani)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1387.

Fotografia: © Gjilani Press

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img