Ali Demi

Lexo ngjarje:

Në Kaninë të Vlorës u vra në luftë kundër nazistëve gjermanë Ali Demi, veprimtar i lëvizjes komuniste dhe pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Filat të Çamërisë, në vitin 1918. Për veprimtari revolucionare u përjashtua nga gjimnazi i Gjirokastrës më 1936. Në gjimnazin e Tiranës ishte një nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e demonstratave antifashiste të vitit 1939. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare që në ditët e para të themelimit të saj. U arrestua dhe u dënua me vdekje nga gjyqi fashist. Ishte ndër organizatorët e arratisjes nga burgu i Tiranës (1943). Komisar i batalionit të Çermenikës (1943), sekretar organizativ e më pas sekretar politik i Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste Shqiptare për Vlorën (1943). (Në fotografi: Ali Demi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 441.

Fotografia: © https://www.preshevajone.com/ndroi-jete-ramiz-jakup-kelmendi/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img