Ali Muka

Lexo ngjarje:

Në Toshkës të Përmetit lindi Ali Muka, studiues i arkitekturës popullore, profesor. Kreu studimet e larta dhe u diplomua inxhinier ndërtimi në Universitetin e Tiranë (1966). Prej vitit 1969 është marrë me studimin e vendbanimeve dhe banesat popullore shqiptare në institucionet paraardhëse të Institutit të Kulturës Popullore e nga viti 1979 punoi në këtë institut. Ka botuar monografitë “Banesa fshatare dhe familja e madhe” (Tiranë, 2001), “Vendbanime dhe banesa popullore shqiptare” (bashkautor, 2004), “Ndërtimet tradicionale fshatare” (Tiranë, 2007), si edhe një varg artikujsh studimorë. Ka mbajtur ligjërata për arkitekturën popullore, ka dhënë ndihmesa në ngritjen e Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë dhe të kompleksit muzeor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në projektidenë për muzeun e fshatit në natyrë dhe për Muzeun Etnografik Kombëtar etj. U nda nga jeta në vitin 2022. (Në fotografi: Ali Muka)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1771.

Fotografia: © https://newsbomb.net/iu-dedikua-hulumtimit-dhe-dokumentimit-te-se-bukures-shqiptare-ndahet-nga-jeta-studiuesi-i-njohur-ali-muka/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img