Aristotel Papa

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Aristotel Papa, peizazhist lirik i natyrave në Shqipëri, në gjysmën e dytë të shekullit XX. Lindi në Përmet, në vitin 1921. Kryen pjesërisht studimet në Akademinë e Arteve në Zagreb, Kroaci (1946, ish-R.F. Jugosllave). Së bashku me Andrea Manon dhe Abdulla Cangonjin (Emini) i përfundon studimet më vonë në Bullgari. Krijimtaria e tij iu kushtua peizazhit të zonës së Tiranës. Në disa nga tablotë e Papës shpeshherë ndihet ndikimi i impresionizmit francez. Papa konsiderohet si piktori i peizazhit realist i zonës së Shqipërisë së Mesme. Në tablotë e tij, brenda thjeshtësisë dhe peizazhit të zakonshëm që ai pikturoi, ndihet një dashuri e thellë për natyrën, një përpunim i detajit, elegancë në vizatim dhe një dritë tipike shqiptare. (Në fotografi: Vepra e Papës “Në pazarin e Tiranës, 1985, vaj në karton.)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920-2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 126.

Fotografia: © Koleksioni privat “Mitrojorgji”

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img