At Bernardin Palaj

Lexo ngjarje:

Në burgun e Shkodrës, prej torturave, përpara se të dënohej, u nda nga jeta at Bernardin Palaj, martir i Kishës Katolike. Lindi në Shkodër, në vitin 1894. Ndoqi të gjitha shkollat e Fretërve Minorë të Shkodrës, kurse liceun e bëri në Salisburg dhe për filozofi dhe teologji studioi në Insbruk të Austrisë. U shugurua meshtar më 2 gusht 1918. Dha gjuhë shqipe dhe latine në gjimnazin “Illyricum të Fretërve Minorë”. Punoi në famullitë e Toplanës, të Palçit, të Shalës, të Bushkashit, të Planit dhe të Rubikut. U arrestua në Rubik dhe u burgos në Shkodër, më 22 tetor 1946. U nda nga jeta në burgun e Shkodrës, prej torturave, në vitin 1946. (Në fotografi: Bernardin Palaj)

Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/ate-bernardin-palaj-o-f-m/

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Bernardin_Palaj

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img