Drane Xhaja

Lexo ngjarje:

Lindi në Shkodër Drane Xhaja, aktore e humorit. Mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” më 1978 dhe studimin njëvjeçar për aktore pranë Teatrit Popullor më 1979, vit kur filloi punë në Estradën e Shkodrës. Është aktore me prezencë skenike, e hijshme, e sigurt në veprim, me një diksion të pastër dhe kumbues. Anon nga një humor plastikisht elegant, ku ndihet kujdesi për të ravijëzuar figura grash “fisnike”, “qytetare”, snobe, sikundër edhe fshatarka llafazane, disi të pagdhendura që shtiren si të mençura etj. Ka lënë mbresa me disa karaktere të mjediseve qytetare shkodrane a përreth, si me skeçet apo edhe me komeditë e shkurtra. Në një pjesë të madhe në premiera të shumta ka luajtur rolin e prezantueses, duke spikatur për të folurën e bukur, hirin dhe prezencën skenike. (Në fotografi: Drane Xhaja)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.ekskluzive.al/sot-eshte-dhe-ditelindja-e-aktores-se-humorit-shkodran-drane-xhaj-dhe-i-urojme-te-festoi-sa-me-shume-vite-te-lumtura/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Rasim Rrahman Kiçina

Në dalje të Negrocit (komuna e Drenasit), u vra Rasim Rrahman Kiçina, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img