Enver Dauti

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Enver Dauti, aktor i humorit, “Artist i merituar”. Lindi në Tiranë, në vitin 1927. U aktivizua si amator në grupet teatrore të Tiranës qysh në vitet e para të çlirimit. Për talentin e tij si komik, në vitin 1957 u tërhoq në trupën profesioniste të Estradës së Shtetit, ku punoi derisa doli në pension në vitin 1983. Aty ai luajti shumë role nga shtresa të ndryshme sociale e periudha po të ndryshme historike. Si aktor i profilit të varietesë ai përvetësoi dhe provoi gjedhe të larmishme të këtij teatri, si skeçe, dialogë, monologë, parodi, pantomima etj. Humori i tij ishte i natyrshëm, pa sforcime; përdorte dendur gjestin ekspresiv, theksimin e fjalës apo të fjalisë ku buronte humori, që fshihte një kundërshti komike. Krahas figurave të shumta që krijoi në rreth 50 vite karrierë në gjinitë e shkurtra të humorit në skenën e estradës, luajti gjithashtu edhe në 11 filma, ku mbahet mend me rolet komike tek “Odisea e tifozëve” (1972), “Kur hiqen maskat” (1975), “Cirku në fshat” (1977), “Lulëkuqet mbi mure” (1976) etj. (Në fotografi: Enver Dauti)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.facebook.com/photo/?fbid=171999832916246&set=a.171671322949097

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img