Ernest Bushati

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Ernest Bushati, kimist, studiues, docent. Në vendlindje kreu shkollën e mesme. Studimet e larta për kimi industriale i përfundoi në Padovë (Itali). Është ndër themeluesit e Institutit të Kërkimeve Industriale në Tiranë, të parit institut kërkimor në fushën e industrisë, ku për shumë vjet drejtoi sektorin e prodhimeve të reja kimike. Për më se 40 vjet ka dhënë ndihmesë në studimin, projektimin dhe vënien në shfrytëzim të mjaft linjave prodhuese, që përbënin fillesat e industrisë kimike në vend, si: prodhimi i çimentos dhe i materialeve të ndërtimit, i bojërave (të dheut, të smaltit e të vajit), kripës së gjellës, sodës kaustike me elektrolizë, karbitit etj. Është edhe një ndër themeluesit e degës së kimisë industriale të Fakultetit të Shkencave Natyrore, pedagogu i parë i lëndës së teknologjisë kimike. Ernest Bushati ka dhënë një ndihmesë të çmuar në përgatitjen e studiuesve dhe të pedagogëve të rinj në këtë fushë. Ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së tretë. U nda nga jeta në vitin 1993. (Në fotografi: Ernest Bushati)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 340.

Fotografia: © https://www.zemrashqiptare.net/news/30365/gjovalin-muzhani-te-perkujtojme-100-vjetorin-e-lindjes-se-inxhinjerit-kimist-ernesto-bushati.html

 Përpunimi Grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img