Fahredin Hoti

Lexo ngjarje:

U pushkatua Fahredin Hoti, mjek, gjinekolog-obstetër, dëshmor. Lindi në Krushë të Madhe, në vitin 1999. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme të mjekësisë në Prizren, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e nisi në Sarajevë dhe e përfundoi në Prishtinë (1983). Një kohë të gjatë punoi si mjek i përgjithshëm në Rahovec. Në vitin 1991 kreu specializimin për gjinekologji me obstetrikë në Rijekë të Kroacisë. Gjatë viteve ’90 të shekullit XX, pas përjashtimit nga puna, u angazhua në punë humanitare. Punoi edhe si mësimdhënës në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. L. Motroni” në Prizren. Gjatë periudhës së luftës bëri punën e pediatrit, kirurgut, internistit e edhe të teknikut mjekësor, duke filluar nga Krusha e Madhe, Açareva, Likoci, Drenoci dhe në shumë vendbanime të tjera të Rahovecit e të Malishevës. U pushkatua nga forcat serbe, bashkë me djalin e tij 17-vjeçar. (Në fotografi: Fahredin Hoti)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 630.

Fotografia: © https://www.botasot.info/opinione/1071830/jeta-dhe-veprimtaria-e-mjekut-fahredin-hotit/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img