Faslli Haliti

Lexo ngjarje:

5 dhjetor 

Në Plug të Lushnjës lindi Faslli Haliti, poet. Kreu liceun artistik “Jordan Misja” për pikturë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Universitetin e Tiranës (1977). Punoi në Lushnjë si mësues i vizatimit e i letërsisë (1961–1973). Për “gabime ideore” në krijimtarinë poetike u dërgua për “riedukim” si punëtor (1973–1983). Ka botuar vëllimet “Sot” (1969), “Mesazhe fushe” (1984), “S’di të hesht” (1997), “Kaq” (2005), “Kujt t’i besoj” (2006) etj., si dhe libra me poezi për fëmijë. Ka stil origjinal, ku gërshetohen natyrshëm ligjërimi metaforik me problematikën e drejtpërdrejtë sociale. Faslli Haliti priret drejt një poezie sintetike me situata të larmishme narrative, që në shumë raste synojnë të përcjellin artistikisht kumte morale e filozofike, në trajtë aforizmash poetike. Është marrë dhe me përkthime nga poezia ruse, spanjolle e italiane. Ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1998–2001. U nda nga jeta në vitin 2020. (Në fotografi: Faslli Haliti)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 878.

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img