Fatime Sokoli

Lexo ngjarje:

Në Dragobi të rrethit të Tropojës lindi Fatime Sokoli, këngëtare popullore, “Artiste e merituar”. Në vendlindje mori pjesë qysh 10 vjeçe në Ansamblin Folklorik “Valbona”. Pasi kreu studimet në liceun artistik “Jordan Misja”, punoi mësuese e lëndës së muzikës në shkollën 8-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë”, në qytetin Bajram Curri (1967–1987). U bë e njohur për këngët e shumta me përmbajtje epike e lirike të folklorit muzikor të trevës së Malësisë së Gjakovës e më gjerë. Interpretonte vetë në instrumentin e çiftelisë, duke përcjellë te publiku me zërin e saj të thellë e melodioz vlera dhe emocione të forta. Mori pjesë në radhët e Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore “Dardania” të rrethit të Tropojës në festivalet kombëtare të Gjirokastrës në vitet 1973, 1978 e 1982, ku fitoi çmime të para e të dyta. Pati një aktivitet të dendur me koncerte të shumta në Kosovë, Maqedoni e Veriut, Zvicër, Gjermani, Francë, Itali, Turqi etj. Pjesë cilësore të repertorit të saj ruhen në Arkivin e Radiotelevizionit Shqiptar. U nda nga jeta në vitin 1987. Është dekoruar me urdhrin “Mjeshtre e Madhe e Punës” (pas vdekjes). (Në fotografi: Fatime Sokoli)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2368.

Fotografia: © https://www.teksteshqip.com/komuniteti/dergofoto.php?aid=3727&category=allart

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img