Formimi i Brigadës XXVII Sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Lexo ngjarje:

Në qytetin e Shkodrës u krijua Brigada XXVII Sulmuese e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. U krijua nga partizanët e grupit partizan të Shkodrës, nga pjesëmarrësit e njësiteve guerile të qytetit, nga njësitet partizane që vepronin në qarkun e Shkodrës, në Mirditë, Pukë, Lezhë e Zadrimë dhe me vullnetarë nga fshatrat dhe qyteti. Në ditën e formimit kishte një efektiv prej gjithsej 1200 vetash. Menjëherë pas formimit mori urdhër të kalonte kufirin shtetëror për të çliruar Tivarin dhe tërë krahinën e Krajës në Mal të Zi. Më 30.11.1944 Brigada XXVII Sulmuese u nis në marshim dhe, pasi përshkoi me shpejtësi 48 km, arriti në qytetin e Tivarit. Më pas, në bashkëveprim me forcat partizane jugosllave dhe ato të Brigadës VI Sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, u caktua të merrte pjesë në rrethimin e forcave gjermane që mbanin të pushtuar Podgoricën e ta çlironin atë. Më 5 dhjetor u kthye në qytetin e Shkodrës. Brigada drejtohej nga shtabi me komandant Sadik Bekteshin. (Në fotografi: Partizanë të Brigadës XXVII.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 308.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img