Frederik Shiroka

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Frederik Shiroka, mjek kirurg, doktor i shkencave. Shkollën e mesme e kreu në Krems (Austri). Ndoqi studimet e larta e u specializua në Grac (1927–1935). Në vitet 1935–1939, 1946–1955 qe përgjegjës i shërbimit të kirurgjisë në Spitalin Civil të Tiranës dhe në vitet 1939–1946, në Spitalin e Shkodrës. Ndihmoi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare duke mjekuar dhe operuar luftëtarë antifashistë. Frederik Shiroka zbatoi teknikat kirurgjikale të përparuara të kohës dhe është themeluesi i kirurgjisë moderne shqiptare. Në vitet 1952–1953 zbatoi për herë të parë në Shqipëri teknikën e kirurgut Terence Milli (realizuar në Angli në vitet 1948–1949) në trajtimin kirurgjikal të adenomës së prostatës. Kreu ndërhyrje kirurgjikale në të gjitha organet e trupit të njeriut, veçanërisht në mushkëri (në rastet e ekinokokut, tuberkulozit etj.) e në bark dhe u dallua edhe si urolog e ortoped. Ka qenë anëtar i Institutit të Shkencave. Pavijoni IV i Spitalit Civil të Tiranës mban emrin e tij. U nda nga jeta në vitin 1955. (Në fotografi: Frederik Shiroka)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2461.

Fotografia: © https://www.voal.ch/dr-frederik-shiroka-kirurgu-me-duar-te-arta-nga-prof-fedhon-meksi/multimedia/people/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img