Gani Strazimiri

Lexo ngjarje:

Në Tiranë, u nda nga jeta Gani Strazimiri, piktor e arkitekt. Studimet e mesme i kreu për pikturë në shkollën e vizatimit në Tiranë dhe më tej filloi studimet për arkitekturë në Torino (Itali), të cilat i ndërpreu për shkak të Luftës së Dytë Botërore. U kthye në Shqipëri dhe mori pjesë si antifashist në ushtrinë partizane. Pas luftës, Gani Strazimiri kreu studimet për arkitekturë në Moskë (ish BRSS) dhe ishte arkitekt urbanist, duke projektuar disa ndërtesa të rëndësishme në qendër të Tiranës, si: pallatet “Agimi” dhe pallatet “Shallvare”. Me krijimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Strazimiri ishte drejtori i saj i parë. Nga viti 2007, ky Institut mban emrin “Gani Strazimiri”. (Në fotografi: Vepra e Strazimirit “Pazari i vjetër i Tiranës”, 1936, vaj në kompensatë.)

Teksti: Ylli Drishti

Fotografia: © Galeria Kombëtare e Arteve

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img