Gjerasim Qiriazi

Lexo ngjarje:

Në një familje patriote kolonjare në fshatin Tërnovë të Manastirit, lindi Gjerasim Qiriazi, veprimtar i lëvizjes kombëtare, themelues i Shkollës së Parë Shqipe të Vashave në Korçë, autor tekstesh mësimore, Mësues i Popullit. I anëtarësuar në Bashkësinë Ungjillore të Manastirit, iu dha mundësia të vazhdonte studimet në Kolegjin Teologjik Amerikan Protestant, në Samokov të Bullgarisë (1878–1882). Punoi si misionar ungjillor i Shoqërisë Biblike Britanike dhe shpërndarës i librave të kësaj shoqërie në Shqipëri dhe në Maqedoni (sot, Maqedonia e Veriut). Krahas shpërndarjes së diturive fetare në gjuhën shqipe, përhapi edhe abetaret, librat e gazetat laike shqiptare. Së bashku me të motrën, Sevasti Qiriazi, çeli në Korçë shkollën e njohur shqipe për vajzat (1891). Për nevojat e shkollave shqipe shkroi dhe përktheu poezi në gjuhën shqipe, kompozoi këngë etj. Për veprimtarinë e tij u përndoq nga pushtuesit osmanë dhe klerikët e Megali Idhea-s greke (platformë e nacionalistëve grekë për shtrirjen e shtetit të tyre brenda territoreve shqiptare). U nda nga jeta në vitin 1894. (Në fotografi: Gjerasim Qiriazi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2183–2184.

Fotografia: © https://instituti.org/biografia-kronologjike-e-gjerasim-qiriazit/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img