Hajdar Dushi

Lexo ngjarje:

Gjatë luftimeve në jug të Kalasë së Dodës (Dibër) u vra Hajdar Dushi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Gjakovë, në vitin 1916. Kreu gjimnazin e Shkodrës. U bë anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës, më 1937. Punoi për propagandimin e ideve komuniste në Durrës, Kavajë, Shijak e në zonën e Ishmit. Me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare u pranua anëtar i saj. U caktua sekretar organizativ i Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste Shqiptare për Durrësin që me krijimin e tij (1941). U dërgua në Berat si i deleguar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare për të ndihmuar organizatën e partisë. Atje u arrestua nga fashistët dhe u burgos për 9 muaj. Me një aksion të njësiteve guerile u arratis nga burgu i Tiranës, ku ishte transferuar. U caktua në çetën e Çermenikës e më pas në batalionin “Perlat Rexhepi” të Shkodrës, si zv.komisar (1943). U dërgua nga Partia Komuniste Shqiptare për të punuar në Kosovë, ku u caktua përgjegjës i agjitacionit e propagandës në Komitetin Krahinor të Kosovës. Ishte një nga pjesëmarrësit më aktivë në Konferencën I të Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit në Bujan, ku dha ndihmesë të çmuar për hartimin e Rezolucionit të saj. Punoi për të ngritur popullin e Kosovës në luftë kundër pushtuesit të huaj dhe për të realizuar aspiratat kombëtare. (Në fotografi: Hajdar Dushi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 558–559.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img