Në Shkodër lindi Hysen Pelinku, këngëtar, “Artist i merituar”. Në vitet 1941–1942 ndoqi studimet për kanto në konservatorin “Rossini” në Pesaro (Itali). Mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Këngëtar në Filarmoninë Shqiptare që nga themelimi i saj dhe më pas në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku luajti rolin kryesor të Mullisit në operën “Rusalka”, opera e parë e vënë në skenë në Shqipëri. Ka luajtur role kryesore në operat “Traviata”, “Berberi i Seviljes”, “Karmen”, “Bohema”, “Mrika” etj. Ka marrë pjesë në koncerte të ndryshme edhe jashtë vendit (Poloni, Çeki, Bullgari, Kinë etj.). Kishte zë të ngrohtë, timbër joshës, kompaktësi ritmike dhe hijeshi skenike. Njihet edhe si interpretues i këngëve popullore shqiptare. U nda nga jeta në vitin 1997. (Në fotografi: Hysen Pelinku)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1978.
Fotografia: © Teatri Kombetar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë.
Përpunim grafik: AHCF




