Irene Papas

Lexo ngjarje:

Në Athinë (Greqi) u nda nga jeta Irene Papas, aktore greke, figurë arkaike e konsideruar si simboli i bukurisë greke dhe përfaqësuese e famshme e kulturës mesdhetare. Lindi në një familje me origjinë shqiptare, më 3 shtator 1926. Irene Papas u bë e njohur ndërkombëtarisht falë aftësive të saj në aktrim dhe personalitetit të saj karizmatik dhe dinamik. Gjatë karrierës së saj, ajo interpretoi role të rëndësishme femërore në teatër dhe kinema, duke mishëruar plotësisht fuqinë e tragjedisë antike. Gjatë gjithë jetës së saj, ajo luajti në mbi 80 filma të prodhuar në të gjithë botën, duke luajtur përkrah yjeve, si Marlon Brando, Katherine Hepburn, Yves Montand, Gregory Peck, Anthony Quinn, Richard Burton, James Cagney dhe të tjerë. Papas ka punuar edhe si këngëtare duke bashkëpunuar me kompozitorin Vangelis, në regjistrimet e albumit të fundit të grupit “Aphrodite’s Child” dhe më pas në “Odes”, me këngë tradicionale greke dhe “Rapsodies” bazuar në himnet e Pashkëve. Përveç punës në film dhe teatër, puna e saj në Itali përfshinte role në televizion, ndërsa kontributi i saj në art i ka dhënë çmime të shumta brenda dhe jashtë Greqisë. Në vitin 2009 ajo mori “Luanin e Artë” në Bienalen e 40-të të Venecias dhe në të njëjtin vit, ishte mes 260 artistëve të ftuar në Vatikan, për të transmetuar mesazhin e Zotit nëpërmjet artit të tyre. (Në fotografi: Irene Papas)

Teksti: https://ata.gov.al/2022/09/14/vdes-irene-papas-legjenda-e-kinemase-greke/

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Irene_Papas

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Alan Shepard

Në Kaliforni të ShBA-së u nda nga jeta Alan Shepard, astronauti i parë amerikan, me origjinë shqiptare nga Dardha e Korçës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img