Izet Hima

Lexo ngjarje:

Para derës së shtëpisë së tij në Gjakovë u masakrua Izet Hima, mjek, kirurg, dëshmor. Lindi në Gjakovë, në vitin 1938. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë në Beograd (1964). Në vitin 1965 u punësua në Qendrën Mjekësore “Isa Grezda” të Gjakovës. Ishte ndër kuadrot e para të kësaj fushe në Gjakovë. U specializua për kirurgji të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, më 1973. Ishte drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Qendrës Mjekësore “Isa Grezda”, pastaj drejtor gjeneral i Qendrës Mjekësore dhe shef i repartit të kirurgjisë, deri më 1999, kur u sulmua nga paramilitarët serbë dhe u masakrua para derës së shtëpisë. (Në fotografi: Pamje nga Gjakova, viti 1999.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 622.

Fotografia: © https://en.m.wikipedia.org/wiki/File:Gjakova_%2799.jpg

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img