Jashar Salihu

Lexo ngjarje:

Në spitalin kantonal të Aargaut të Zvicrës, u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë Jashar Salihu, veprimtar i lëvizjes për çlirimin e Kosovës, Hero i Kosovës. Lindi në fshatin Botushë të Gjakovës, në vitin 1953. Kreu Normalen në Gjakovë, ndërsa studimet për gjuhë dhe letërsi angleze në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Një kohë punoi në gjimnazin e Deçanit. Pas demonstratave të vitit 1981 u arrestua dhe u dënua me katër vjet burg. Veprimtarinë politike e vazhdoi edhe pas daljes nga burgu. U angazhua edhe në aksionin e pajtimit të gjaqeve dhe ishte organizator dhe drejtues i tubimit te Verrat e Lukës, më 1 maj të vitit 1990. Në fund të vitit 1991 dhe në fillim të vitit 1992 u arrestua edhe dy herë dhe u torturua nga policia serbe. Në vitin 1992 migroi në Zvicër, ku iu bashkua radhëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Me themelimin e fondit “Vendlindja thërret” më 1993, Jashar Salihu u zgjodh kryetar i këshillit për administrimin e këtij fondi. Në kuadër të Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte anëtar i grupit për marrëdhënie me jashtë. Ishte edhe përfaqësuesi i parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në Zvicër. Pas qershorit të vitit 1999 u kthye në Kosovë, ku punoi për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë. Në vitin 2013 u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Jashar Salihu)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1472.

Fotografia: © https://www.facebook.com/104373801464156/photos/a.120316399869896/186329366601932/?type=3&locale=ms_MY

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img