Në Qafën e Kiçokut u vra në luftë kundër nazistëve gjermanë Kastriot Muço, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Tragjas të Vlorës, në vitin 1923. Përqafoi idetë komuniste që në bankat e shkollës tregtare të Vlorës. Organizator i demonstratave antifashiste. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare menjëherë pas themelimit të saj, u zgjodh sekretar organizativ i Komitetit Qarkor të Partisë Komuniste Shqiptare për Vlorën (1942), komisar politik i çetës së “Rinisë” të qarkut të Vlorës (1943) dhe pas disa muajsh zv.komisar i batalionit “Halim Xhelo”. (Në fotografi: Kastriot Muço)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1769.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.
Përpunim grafik: AHCF




