Klemnet Miraj

Lexo ngjarje:

Në Selcë të Kelmendit lindi at Klemnet Miraj, klerik katolik, drejtor i Muzeut Arkeologjik. Kreu studimet në Kolegjin Françeskan të Kallmetit. U shugurua meshtar më 1 shtator të vitit 1907. Më 1914, filloi studimet për teologji e filozofi pranë Fakultetit Teologjik të Universitetit të Gracit. Pas mbarimit të studimeve u kthye në atdhe dhe më 1920 u caktua famullitar në Pejë. Më 1921 u arrestua nga serbët dhe u torturua barbarisht. Katër vite më vonë, më 1925, u dëbua jashtë kufijve të Jugosllavisë. U vendos në Shkodër. Në gjithë këtë kohë, qe dhe drejtor i Muzeut Arkeologjik. Shërbeu në Rubik e, për shumë vite, në Laç të Kurbinit. Në vitet e luftës ishte famullitar i Bizës së Ishmit. Është një nga firmëtarët e statutit të ri të Kishës Katolike Shqiptare (1951). U arrestua më 1955, dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie. U nda nga jeta si pasojë e torturave, në burgun e Burrelit, në vitin 1956. (Në fotografi: Klemnet Miraj)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 353.

Fotografia: © https://www.facebook.com/krime.komuniste/photos/a.843436415684171/847501465277666

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img