Klemnet Miraj

Lexo ngjarje:

Në burgun e Burrelit, si pasojë e torturave, u nda nga jeta at Klemnet Miraj, klerik katolik, drejtor i Muzeut Arkeologjik. Lindi në Selcë të Kelmendit, në vitin 1882. Kreu studimet në Kolegjin Françeskan të Kallmetit. U shugurua meshtar më 1 shtator të vitit 1907. Më 1914 filloi studimet për teologji e filozofi pranë Fakultetit Teologjik të Universitetit të Gracit. Pas mbarimit të studimeve u kthye në atdhe dhe më 1920 u caktua famullitar në Pejë. Më 1921 u arrestua nga serbët dhe u torturua barbarisht. Katër vite më vonë, më 1925 u dëbua jashtë kufijve të Jugosllavisë. U vendos në Shkodër. Në gjithë këtë kohë, qe dhe drejtor i Muzeut Arkeologjik. Shërbeu në Rubik e, për shumë vite, në Laç të Kurbinit. Në vitet e luftës ishte famullitar i Bizës së Ishmit. Është një nga firmëtarët e statutit të ri të Kishës Katolike Shqiptare (1951). U arrestua më 1955, dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie. (Në fotografi: Klemnet Miraj)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 353.

Fotografia: © https://merbraha.com/at-klement-miraj-o-f-m/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img