Në Elbasan lindi Kostaq Cipo, gjuhëtar, filolog, veprimtar i arsimit, Mësues i Popullit. Kreu Kolegjin e Shën Adrianit, në Shën-Mitër, Kalabri (1913–1917). Studioi për filologji klasike në Universitetin e Romës (1917–1921). Për qëndrimin e tij atdhetar dhe antifashist u burgos dhe u mbajt i internuar për rreth dy vjet, në Itali. Pas luftës u zgjodh dy herë deputet në Kuvendin Popullor. Më pas, si anëtar i Institutit të Shkencave, iu kushtua tërësisht studimeve gjuhësore. Së bashku me Aleksandër Xhuvanin dhe Eqrem Çabejin, mori pjesë në hartimin e udhëzuesve të parë për drejtshkrimin e shqipes pas luftës (1948, 1951) dhe në përpunimin e disa terminologjive kryesore të shkollës. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 1952. Ka marrë Çmimin e Republikës së shkallës së parë. (Në fotografi: Kostaq Cipo)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 364–365.
Fotografia: © https://elbasani.org/duke-perkujtuar-prof-kostaq-cipon-1892-1952-ne-130-vjetorin-e-lindjes-dhe-70-vjetorin-e-ndarjes-nga-jeta/
Përpunim grafik: AHCF




