Në Berat lindi Kozma Naska, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Punoi në Elbasan, ku u bë anëtar i rinisë komuniste dhe udhëheqës i rinisë antifashiste të atij qyteti. Drejtoi njësitin gueril të qytetit, që kreu aksione dhe atentate të guximshme dhe u tregua aktiv për ngritjen e këshillave nacionalçlirimtarë. Komisar i batalionit I të Brigadës II Sulmuese (1943). U vra në luftë kundër forcave armike ndërmjet fshatrave Brar e Ferraj të Tiranës, në vitin 1944. (Në fotografi: Kozma Naska)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1810.
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Kozma_Naska
Përpunim grafik: AHCF




