Llazar (Zai) Fundo

Lexo ngjarje:

Në Korçë lindi Llazar (Zai) Fundo, veprimtar politik. Studimet e mesme i kreu në Liceun Francez të Selanikut, kurse të lartat për jurisprudencë në Paris. Në vitin 1924 drejtoi periodiken “Bashkimi”. Pas Revolucionit të Qershorit qe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fan Nolit. Me rrëzimin e qeverisë së Nolit, u largua në Bashkimin Sovjetik. Mes viteve 1924–1939 shkroi artikuj të ndryshëm për gazetën “Çlirimi nacional”, të drejtuar prej tij, Fan Nolit, Halim Xhelos etj. Pas pushtimit fashist të Shqipërisë, u kthye në Korçë, ku iu përkushtua propagandës antifashiste. Por shumë shpejt u arrestua nga kuestura italiane e Tiranës dhe u deportua në Ventotene, si një kundërshtar i rrezikshëm. Pas kapitullimit të Italisë, u kthye në Shqipëri. Por në shtator të vitit 1944 u kap nga partizanët në Kolosian të Kukësit dhe, pasi u torturua mizorisht, u pushkatua me urdhër të Enver Hoxhës si “trockist” e “renegat”. U pushkatua pa gjyq në vitin 1944. (Në fotografi: Llazar Fundo)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. II, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2013, faqe 322.

Fotografia: © https://sot.com.al/dossier/llazar-fundo-antifashist-antistalinist-mik-i-sandro-pertinit-nj%C3%AB-shqiptar-pararend%C3%ABs-i

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img