Luftar Paja

Lexo ngjarje:

Në Gorishovë të Mallakastrës lindi Luftar Paja, aktor i humorit, Artist i Popullit. Pasi kreu shkollën e mesme, mori pjesë në shfaqjet teatrore amatore në Patos (1960–1968). Në vitin 1963 ndoqi studion njëvjeçare për aktor pranë Teatrit Popullor. Në vitin 1968 nisi punën si aktor profesionist në Estradën e Fierit. Luftar Paja ka të dhëna komike të spikatura, mimikë shprehëse, përdor me efekte humoristike të folurën krahinore të Myzeqesë, të Mallakastrës, të Labërisë etj.; është mjeshtër i portretizimit të shumë figurave që vinin nga shtresa të larmishme sociale, sidomos ato me ngjyrime popullore. Në vitin 1993 kaloi në Teatrin Kombëtar ku punoi gjersa doli në pension. Ka realizuar në teatër, në estradë dhe në film rreth 300 figura, shumica e të cilave role kryesore. Janë të njohura rolet e tij, si Çobo Rrapushi (“Çobo Rrapushi me shokë”), Gani Llapa (“Rrufe nga mali”), ballisti Refat (“Luftë e ngatërruar”), Osipi te komedia “Inspektori” e Gogolit etj. Ka luajtur në filmat “Këshilltarët” dhe “Guna mbi tela” etj. Ka marrë tri herë çmimin e parë në konkurrimet e estradave profesioniste, ndërsa në Festivalin e Humorit (maj 1996) u cilësua si “Aktori më i mirë i karrierës”. (Në fotografi: Luftar Paja)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1914.

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img