Lulëzim Morina

Lexo ngjarje:

Në një aksident trafiku u nda nga jeta Lulëzim Morina, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lindi në fshatin Hallaq i Vogël të Lipjanit, në vitin 1972. Në vitin 1990 emigroi në Kroaci (1990), ku iu bashkua vullnetarisht ushtrisë kroate. Mori pjesë edhe në luftën e Bosnjës. Më 1996 emigroi në Gjermani. Në maj të vitit 1998 u kthye Kosovë, ku u sistemua në Zonën Operative të Dukagjinit. Ishte anëtar i Shtabit të Zonës Operative dhe zëvendëskomandant i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”. Mori pjesë në shumë beteja kundër ushtrisë dhe policisë serbe, si në Gllogjan, Gërgoc etj. Për katër muaj (qershor–shtator 1998) ishte komandant i vijës së frontit në Prilep. Në mars të vitit 1999 u emërua komandant i Brigadës 135 “Agim Zeneli”, detyrë që e kreu deri në çlirimin e vendit. Pas luftës u angazhua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Humbi jetën në një aksident trafiku, në vitin 2000. (Në fotografi: Lulëzim Morina)

Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1130.

Fotografia: © https://www.facebook.com/Sirius.alb/photos/a.870858239928659/910761629271653/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img