Luljeta Shala

Lexo ngjarje:

Te Likenet e Hasit u vra Luljeta Shala, luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmore. Lindi në fshatin Krajkovë të Drenicës, në vitin 1977. Në pranverë të vitit 1998 u bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas mbarimit të stërvitjeve ushtarake, u sistemua në njësitin vëzhgues “Guri 3” të Brigadës 113, njësit që vepronte në fshatrat Kozmaq, Baicë, Domanek dhe Llapushnik. Fillimisht shërbeu në detyrën e polices ushtarake, kurse më vonë si luftëtare në pikat e fronit. U shqua në luftimet e ashpra të 25 dhe 26 korrikut dhe në ofensivën e 25 dhe 27 shtatorit 1998 në zonën e Llapushnikut. Në nëntor të vitit 1998 iu bashkua radhëve të komandantit Mujë Krasniqi, për furnizim me armë dhe municione nga Shqipëria. Më 14 dhjetor, duke u kthyer nga Shqipëria, te vendi Likenet e Hasit ra në pritë të forcave serbe. (Në fotografi: Luljeta Shala)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1566.

Fotografia: © https://www.facebook.com/EsatSha/photos/a.418731792226638/703843073715507/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img