Marie Shllaku

Lexo ngjarje:

Në Prizren u pushkatua Marie Shllaku, veprimtare e lëvizjes antikomuniste. Lindi në Shkodër, në vitin 1922. Në vendlindje kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet për filozofi i filloi në Universitetin e Romës më 1941, por i ndërpreu për shkaqe ekonomike. Pas kthimit në atdhe punoi në Tiranë, në kabinetin e ministrit të qeverisë proitaliane Ilaz Agushi. U angazhua legalisht për realizimin e projektit të bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Mbante lidhje edhe me Misionin Anglez në Shqipëri. Në shkurt të vitit 1943 u emërua nëpunëse në degën e Ministrisë së Financave në Prizren, ndërsa një kohë të shkurtër shërbeu edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Gjatë qëndrimit në Kosovë kishte vënë lidhje me personalitete të shquara të lëvizjes së rezistencës antikomuniste, të Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare (LNDSH) dhe të “Besës kombëtare”. Mori pjesë në strukturat udhëheqëse të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe të Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare. Në betejën e Siçevës të 12 shtatorit 1945 u plagos, por nuk u dorëzua dhe vazhdoi luftën kundër njësiteve ushtarake jugosllave. Më vonë u arrestua. Pas shumë torturave dhe vuajtjeve në burgje, në një proces gjyqësor në Gjykatën e Prizrenit u dënua me vdekje dhe u pushkatua në Prizren, në vitin 1946. Nuk i dihet varri. (Në fotografi: Marie Shllaku)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1603.

Fotogafia: © https://sot.com.al/opinione/marie-shllaku-p%C3%ABrmendore-n%C3%AB-prizren-aty-ku-u-pushkatua

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img