Masakra e dytë e Lybeniqit

Lexo ngjarje:

U zhvillua “Masakra e dytë e Lybeniqit”, masakër e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë, e kryer ndaj banorëve civilë të fshatit Lybeniq afër Pejës dhe rreth tij. Gati një vit më vonë nga masakra e parë (25 maj 1998), forcat ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, së bashku me serbët e malazezët vendës, sulmuan sërish fshatin Lybeniq. Që në orët e hershme të mëngjesit, forca serbe granatuan fshatin nga baza ushtarake e Zagermës dhe nga rruga magjistrale Pejë–Deçan. Më pas, forcat e këmbësorisë nxorën nga shtëpitë e tyre banorët e fshatit, gratë, pleqtë dhe fëmijët, që ishin strehuar nëpër bodrume. Masës së grumbulluar në qendër të fshatit ia shkatërruan dokumentet e identifikimit dhe ua plaçkitën çdo gjë me vlerë. Njëkohësisht bënë veçimin e rreth 80 burrave dhe të rinjve, të cilët më pas i ekzekutuan, kurse gratë, pleqtë dhe fëmijët i urdhëruan të merrnin rrugën për Shqipëri. Në rrugë e sipër, njësiti që bënte ekzekutimet, pas urdhrit që mori nëpërmjet radiolidhjes, zbrazi breshëri rafalësh në drejtim të masës, duke ekzekutuar pjesën dërmuese të të ndaluarve: 66 mbetën të vrarë, ndërkaq 12 të tjerë u plagosën, duke u shtirur si të vdekur. (Në fotografi: Pamje e fshatit Lybeniq afër Pejës.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1063.

Fotografia: © https://www.facebook.com/lybeniq/photos/a.820011354792313/825346787592103/?type=3

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img