U zhvillua “Masakra e Skënderajt”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë ndaj popullsisë civile shqiptare në qytetin e Skënderajt. Gjatë vitit 1999, në Skënderaj janë bërë dy masakra të mëdha. Masakra e parë u bë më 20 mars 1999, ku janë vrarë 29 persona civilë të moshës 15 deri 70 vjeç. Masakra e dytë u bë më 16 prill 1999, kur në këtë qytet u vranë nga forcat serbe 16 persona të Skënderajt dhe të fshatrave përreth. Të gjitha viktimat u vranë nëpër shtëpitë dhe oborret e tyre, shumica në prani të familjarëve. (Në fotografi: Pamje e qytetit të Skënderajt.)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1060.
Fotografia: © https://www.atdheu.com/skenderaj.html
Përpunim grafik: AHCF




