Masakra e Sllovisë

Lexo ngjarje:

Fshati Sllovi gjatë bombardimeve të NATO-s ishte kthyer në bazë të formacioneve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Më 15 prill 1999 forcat serbe me 5–6 tanke ishin pozicionuar në një kodër mbi fshat, të cilat në mëngjes filluan sulmin mbi fshatin Akllap. Me këtë rast u dogj fshati dhe u vra një i moshuar. Më pas nisi sulmi mbi fshatin Sllovi nga dy drejtime, nga krahu i Akllapit dhe i Gushtericës së Epërme. Forcat serbe, të përqendruara më herët në familjet serbe, kishin zënë të gjitha udhëkryqet dhe hyrje-daljet e fshatit. Me këtë rast u vranë 24 civilë. Një ditë më vonë, më 16 prill, ushtria serbe te Lugu i Demës, po në këtë fshat, masakroi edhe 17 civilë shqiptarë (16 burra dhe një grua) të moshave të ndryshme. Ekzekutimet e prindërve u kryen në prani të fëmijëve dhe mbytjet barbare të fëmijëve u bënë në prani të prindërve me armë zjarri dhe me therje dhe prerje gjymtyrësh me bajoneta e thika dhe me goditje me dru. Autopsitë e kufomave të të vrarëve u kryen nga hetuesit e Tribunalit të Hagës. (Në fotografi: Varrezat e martirëve në fshatin Sllovijë të Lipjanit.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1060.

Fotografia: © https://www.facebook.com/photo/?fbid=1493655817482284&set=21-vjet-nga-masakra-e-sllovis

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img