U zhvillua “Masakra e Vushtrrisë”, masakër e kryer nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë ndaj popullatës civile shqiptare në Vushtrri, në të cilën janë vrarë mbi 60 veta. Më 22 maj 1999 forcat serbe larguan me forcë qytetarët nga shtëpitë e tyre dhe i detyruan të grumbulloheshin te vendi i njohur “Te vorret” në qytetin e Vushtrrisë. Një numër i të dëbuarve u dërguan në Smrekonicë dhe disa të tjerë për në Shqipëri. Të masakruarit kanë qenë burra dhe gra të moshave të ndryshme. Pas ekzekutimit, kufomat janë bartur me një kamion dhe janë dërguar në Serbi. Pas luftës, përkatësisht deri më 2015, janë kthyer eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë në këtë masakër. (Në fotografi: Memorial kushtuar martirëve të Vushtrisë.)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1062.
Fotografia: © https://www.facebook.com/1501972170026728/posts/2597078920516042/?locale=zh_CN
Përpunim grafik: AHCF




