Impresum

info@albanianheritage.al

22.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj, 2026

Masakra e Zahaqit

Lexo ngjarje:

Forcat serbe më 14 maj 1999, pas fshatit Pavlan, e vazhduan aksionin në drejtim të fshatit Zahaq. Pasi rrethuan fshatin, forca të shumta policore dhe ushtarake hynë shtëpi më shtëpi dhe, duke shtënë me armë, i detyruan banorët të tubohen në qendër të fshatit. Masën e tubuar të fshatarëve, të ngarkuar në kamionë, traktorë dhe makina e detyruan të niset në drejtim të Pejës. Në rrugë e sipër policia ndali kolonën, nga e cila mori 19 meshkuj dhe i ekzekutuan pa ndonjë shkak. Kufomat e të ekzekutuarve gjatë natës u dërguan në drejtim të panjohur. Emrat e disa prej të vrarëve të këtij fshati ende gjenden në listën e personave të zhdukur. (Në fotografi: Varrezat e Pavlanit dhe Zahaqit.)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1062.

Fotografia: © https://oxygenpress.info/2020/05/14/perkujtohen-masakrat-e-qyshkut-pavlanit-zahaqit-dhe-llabjanit/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Anton Muzaj

Në Vërnakollë të Kosovës lindi Anton Muzaj, klerik, martir i Kishës Katolike.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img