Mikele Skutari

Lexo ngjarje:

Në fshatin Shën Kostandini (it. San Paolo Albanese) në krahinën e Potencës (Bazilika) lindi Mikele Skutari (it. Michele Scutari), një nga figurat më të rëndësishme të kishës arbëreshe në Shën Kostandini Arbëresh. Për tridhjetë e gjashtë vjet ai ishte kryeprift, pikërisht nga 16 tetori i vitit 1793 deri në vitin e fundit të ndarjes nga jeta, më 1830. Në vitin 1825 ai botoi shkrimin me titull “Informacione historike mbi origjinën dhe vendosjen e shqiptarëve në Mbretërinë e Dy Sicilive, mbi natyrën, gjuhën dhe ritualin e tyre”. U nda nga jeta në Shën Kostandin, në vitin 1830. (Në fotografi: Pamje nga fshati Shën Kostandin.)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Tiranë.

Fotografia: © https://notiziario.uspi.it/san-paolo-albanese-il-comune-piu-piccolo-della-basilicata-mantiene-lufficio-postale/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img