Muhamet Prodani

Lexo ngjarje:

Në Psar të Kolonjës lindi Muhamet Prodani, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjeneral-lejtnant, Hero i Popullit. Qysh kur ishte student në shkollën teknike në Korçë, mori pjesë në demonstratat e para antifashiste. Në tetor 1942 doli partizan në çetën e Kolonjës, ku pas pak kohe u caktua zv.komandant i saj. Në maj 1943, zv.komandant i batalionit “Hakmarrja”. Me formimin e Brigadës I Sulmuese, u emërua komandant kompanie, më pas komandant batalioni. Në luftën për çlirimin e Tiranës ishte komandant i Brigadës I Sulmuese. Pas çlirimit u ngarkua me detyra të ndryshme: komandant i Divizionit III Sulmues (dhjetor 1944), komandant i Prapavijave të Korpusit II të Ushtrisë Shqiptare (prill 1945); shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes, në Komandën e Prapavijave të Ushtrisë, drejtor i Drejtorisë së Kufirit Shtetëror (1950). Në vitet 1950–1954 kreu studimet e larta ushtarake në Akademinë “Frunze” në Moskë. Komandant i Komandës së Mbrojtjes Bregdetare në Durrës (janar 1958 – tetor 1959); komandant i Komandës së Mjeteve të Blinduara (1959–1961); komandant (1961–1965) dhe komisar (1966–1971) i Korpusit VII në Gjirokastër; e së fundi drejtor i Drejtorisë Operative të Ushtrisë (1972 – korrik 1974). Pak muaj shërbeu në komandën e Forcave Vullnetare të Vetëmbrojtjes Popullore. U zgjodh deputet i Kolonjës, më 1970. Në dhjetor 1974, në kuadrin e represioneve të ndërmarra në ushtri, u dëbua nga ushtria dhe nga Tirana. Më 1980 u arrestua, u dënua me 14 vjet heqje lirie dhe u dërgua në burgun e Burrelit. U lirua më 1990. U nda nga jeta në vitin 1997. (Në fotografi: Muhamet Prodani)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2104–2105.

Fotografia: © https://gazetadestinacioni.al/sakip-cami-25-vjet-nga-ndarja-nga-jeta-e-heroit-te-popullit-gjeneral-muhamet-prodanit/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img