Ndriçim Xhepa

Lexo ngjarje:

Lindi në Tiranë Ndriçim Xhepa, aktor, Artist i merituar. Pas mbarimit të studimeve për aktor në Institutin e Lartë të Arteve, më 1979, filloi punën si aktor në Teatrin Kombëtar. Vitet e para të karrierës së tij ishte në kërkim të individualitetit, rëndom jo i suksesshëm, por më pas, nga fillimi i viteve ’80, sidomos në vitet ’90 e më tej ai u bë një nga aktorët më të spikatur të planit dramatik e psikologjik. Në teatër ka interpretuar rreth 35 role. Gjatë viteve ’90 ka interpretuar role protagonistësh edhe në produksione të pavarura. Një karrierë të suksesshme ka pasur në kinematografi. Ka interpretuar rreth 30 role kryesore, duke qenë një ndër aktorët më të pëlqyer e më në zë për shumë vite radhazi. Aktrimi i Ndriçim Xhepës është i kahut psikologjik e dramatik, me një temperament rëndom shpërthyes, me një sy zhbirues, me fjalë, gjeste e mimikë tek e cila shfaqet e mbartet një mendim dhe nëntekst i lexueshëm bukur mirë. Është tri herë fitues i Kupës për “Aktorin më të mirë” në festivalet e filmit në vitet 1987, 1989 e 2000 dhe dy herë fitues i çmimit “Aleksandër Moisiu” për aktorin më të mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit më 1986 dhe 1995. Mban titullin “Mjeshtër i madh i punës”. (Në fotografi: Ndriçim Xhepa)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.facebook.com/102599678709148/photos/a.138364438466005/379348304367616/?type=3

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aleks Baqli

Në Shkodër lindi at Aleks Baqli, klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img