Ndue Shyti

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Ndue Shyti, instrumentist virtuoz i çiftelisë, bilbilit e sharkisë, novator dhe krijues i formacioneve popullore me instrumente tradicionale, Artist i Popullit. Lindi në fshatin Gojan të krahinës së Mirditës (rrethi Pukë), në vitin 1934. Ndue Shyti pasuroi repertorin muzikor të çiftelisë, të krijuar nga Gjin Shkoza, duke krijuar një teknikë përdorimi më të ndërlikuar e të pasur me figuracione muzikore të shtjelluara në parimet e variacioneve të lira, duke sjellë emocione të reja në tingëllimin e saj. Ndue Shyti është edhe instrumentist i bilbilit dhe krijues i një repertori specifik për atë instrument. Së bashku me mjeshtrin e ndërtimit Frano Pali, arritën të ndërtojnë formacionin instrumental të rrethit të Pukës, duke harmonizuar instrumente muzikore, që dikur luanin vetëm repertor solo dhe që nuk mund të disiplinoheshin. Përvoja e tij në dekadat e fundit u përhap në të gjitha rrethet veriore të Shqipërisë. Ka marrë pjesë një varg turnesh të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe të Valleve Popullore (Tiranë) dhe të ansambleve “Puka” e “Dajti” në vende të ndryshme të botës. (Në fotografi: Ndue Shyti)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2649.

Fotografia: © https://www.facebook.com/GojanMirdite.Alb/photos/a.1590363674574519/3215983438679193/?type=3

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img