Numri i gazetës “Dashamiri i Ri”

Lexo ngjarje:

Në Trieste (Itali) doli numri i gazetës “Dashamiri i Ri”, vazhdim i gazetës “Dashamiri” (1907–1908), gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, kulturore, ekonomike e letrare. Dolën 8 numra. Të dyja gazetat i drejtoi Mati Logoreci. Gazeta “Dashamiri” pasqyroi ngjarjet e ditës në Shqipëri, Austri, Itali e vendet e tjera evropiane e ballkanike; mbështeti idenë e autonomisë së Shqipërisë në kuadrin e Perandorisë Osmane; iu kundërvu synimeve shoviniste të mbretërive fqinje ballkanike; shtroi çështjet e zhvillimit kulturor, ekonomik e politik të vendit dhe të përhapjes së gjuhës e të shkollave shqipe në të gjitha trevat shqiptare. (Në fotografi: Faqe e gazetës “Dashamiri”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 420–421.

Fotografia: © Avdiu Sh., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Dhimitër S. Shuteriqi

U nda nga jeta Dhimitër S. Shuteriqi, shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik, Mësues i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img