Nuri Luçi

Lexo ngjarje:

Në fshatin Zhejë të Krujës u vra në përpjekje me një grup të armatosur antiqeveritar Nuri Luçi, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Kuç të Vlorës, në vitin 1922. Në vitin 1942 u pranua në radhët e Rinisë Komuniste dhe u hodh në radhët partizane, në fillim në çetën “Hajredin Tremishti” e më pas në reparte të tjera të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, ku u caktua si përgjegjës rinie në batalion e komisar kompanie. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare në maj 1943. Mori pjesë në shumë aksione e luftime. Pas çlirimit u ngarkua me funksione të ndryshme shtetërore. (Në fotografi: Nuri Luçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1543.

Fotografia: © https://www.goodreads.com/book/show/63262774-nuri-lu-i

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img