Ofelia Giudicissi

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Ofelia Giudicissi, poete, shkrimtare dhe arkeologe arbëreshe. Lindi në Puhëriu (it. Pallagario) në Kalabri, në vitin 1934. Rridhte nga një familje modeste dhe ishte e shtata prej dhjetë fëmijëve. Në vitin 1964 botoi veprën e saj të parë letrare, “Pallagorio”, një libër me poezi, i frymëzuar plotësisht nga bashkëqytetarët e saj me të cilët u lidh fort. Ajo ishte gjithashtu shumë aktive në fushën e arkeologjisë, veçanërisht në hapësirën e vendit ku u lind, ku kreu edhe shumë kërkime të ndryshme për etimologjinë e saktë të emrit të qytetit. Në periudhën kur po shkruante librin e saj të fundit me titull “Momenti di un profilo meridionale” u nda nga jeta në moshën 47-vjeçare. Vepra u botua pas vdekjes së saj, nga i shoqi dhe dy fëmijët, në vitin 1996. (Në fotografi: Ofelia Giudicissi)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Tiranë

Fotografia: © http://www.mondoarberesco.it/giudicissi/home.htm

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Xhemajl Fetahaj

Në luftimet e zhvilluara në Betejën e Koshares, u vra Xhemajl Fetahaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img