Papa Josif Mihali

Lexo ngjarje:

Në Elbasan lindi Papa Josif Mihali , klerik katolik i ritit bizantin, martir i Kishës. Studimet i kreu në seminarin “Benedikti XI”, në Grotaferrata (Itali); studimet e filozofisë dhe të teologjisë i kreu në seminarin e Shën Atanazit në Romë, ku dhe u shugurua më 1 dhjetor të vitit 1935. Një vit më vonë u kthye në Shqipëri dhe u caktua famullitar i kishës së Shën Pjetrit në Elbasan. U arrestua në vitin 1945 dhe u dërgua me punë të detyruar në Korçë. I rraskapitur nga lodhja, meqë nuk mund të punonte më, e varrosën të gjallë në kënetën e Maliqit, në vitin 1948. U shpall martir i Kishës nga Papa Françesku, në prill të vitit 2016. (Në fotografi: Josif Mihali)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 343.

Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/ate-josif-papamihali/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Llukë Kaçaj

Në Bajzë (Ivanaj) të Kastratit (Malësia e Madhe) lindi Llukë Kaçaj, këngëtar bas, Artist i Merituar.

Agim Çelaj

Ilia Dashi

Hasan Kaleshi

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img