Petrika Riza

Lexo ngjarje:

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve më 1969, dega e dramës, filloi punë si asistent regjisor në Kinostudion “Shqipëria e Re” dhe më pas në teatrin “A. Z. Çajupi”, Korçë. Ishte drejtor i këtij teatri nga viti 1998 gjer më 2004. Petrika Riza shquhet si aktor i planit dramatik, rëndom edhe me ngjyrime e spikama epike. Njëmendësoi mjaft figura interesante, që vinin nga shtresat e ndryshme shoqërore, veçanërisht nga rrethet fshatare, punëtore, por edhe figura intelektualësh apo zyrtarësh. Shtati i lartë, zëri i plotë, qetësia dhe siguria skenike, dhuntia për të krijuar gjendje emocionale të ngarkuara, vetëpërmbajtja, e kanë bërë aktrimin e tij të pëlqyeshëm për publikun. Ka luajtur mjaft role, si të dyta dhe të vegjël, po ashtu edhe kryesorë e protagonistë. Më së shumti ata janë dalluar për mbartje shpirtërore të kahut dramatik: njerëz të ndershëm, shpesh të mashtruar, që e vuajnë këtë mashtrim; tipa kontradiktorë apo vetëmohues, karaktere të dyzuara e të gjendura në dilema përballë një zgjedhjeje të vështirë. Në kinematografi ka interpretuar 14 filma, duke e nisur me rolin e Rustemit tek “I teti në bronz” (1970). I është dhënë medalja “Naim Frashëri i Artë” nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë (2003). (Në fotografi: Petrika Riza)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/profil-i-aktorit-petrika-riza/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Llukë Kaçaj

Në Bajzë (Ivanaj) të Kastratit (Malësia e Madhe) lindi Llukë Kaçaj, këngëtar bas, Artist i Merituar.

Agim Çelaj

Ilia Dashi

Hasan Kaleshi

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img