Pino Cacozza

Lexo ngjarje:

Në fshatin Shën Mitri (it. San Demetrio Corone) të Kalabrisë lindi Pino Cacozza (Giuseppe Cacozza – Zef Kakoca), poet dhe kantautor arbëresh. Ai ndoqi studimet në Kolegjin e Shën Adrianit në Shën-Mitër (Kalabri) dhe u diplomua në Gjuhët dhe Letërsinë e Huaj në Universitetin e Kalabrisë (1980), me specializimin në gjuhën dhe qytetërimin frëngjisht, shqip dhe anglisht. Si autor, kompozitor dhe këngëtar ai fitoi gjashtë herë Festivalin e Këngës Arbëreshe (për të cilën ishte drejtor artistik për katër edicione). Pino Cacozza u njoh me publikun shqiptar që në fillim të viteve 1977. Ka marrë pjesë në disa aktivitete, sikundër ka qenë Festivali Folklorik i Gjirokastrës, po ashtu i pari arbëresh që merr pjesë si konkurrues në Festivalin Kombëtar Shqiptar në vitin 1992 ku u radhit ndër vendet e nderit të klasifikimit. Në vitin 2015, Presidenti i Republikës së Shqipërisë e nderoi me titullin “Naim Frashëri”, për vlerat dhe kontributin si shkrimtar dhe kompozitor për të mirën e bashkatdhetarëve të tij dhe përtej, duke mbajtur gjallë një traditë të madhe të letërsisë dhe kulturës arbëreshe në përgjithësi. U nda nga jeta në vitin 2021. (Në fotografi: Pino Cacozza)

Teksti: https://diasporashqiptare.al/2021/02/20/ndahet-nga-jeta-kengetari-arberesh-pino-cacozza/

Fotografia: © https://www.infinitybooksmalta.com/pinocacozza/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Rahovecit

U zhvilluan “Luftimet e Rahovecit”, të cilat shënuan fillimin e fazës së parë të luftës së hapur ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img