Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Saimir Kumbaro

Lexo ngjarje:

Lindi në Tiranë, Saimir Kumbaro, regjisor, aktor. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, degën e dramës, më 1969. Filloi punën në kinostudio si asistent regjisor, duke u aktivizuar paralelisht si aktor në filma të ndryshëm. Mbas xhirimeve me sukses të disa filmave dokumentarë, iu besua realizimi i filmit artistik me dy seri “Rrugicat që kërkonin diell”, 1975, film që u shqua sidomos për dinamikën dhe emocionet e skenave masive. Në vitet në vazhdim iu përkushtua filmave dokumentarë televizivë, midis të cilëve shquhet seriali prej mbi 100 filmash, me titull “Heronjtë e Shqipërisë”, i realizuar në vitet 2000–2004. Në këtë serial gjurmohen me sukses njerëz të fushave të ndryshme të jetës shqiptare me fate të veçanta. Shquhet për karakterin kërkues dhe improvizues në krijimtarinë e tij, që ka ecur gjithmonë në rritje. (Në fotografi: Saimir Kumbaro)

Teksti: Viktor Gjika

Fotografia: © https://digital.library.ucla.edu/catalog/ark:/21198/z11s0xsm

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Mehmet Delia

Në senatoriumin e Barit (Itali), u nda nga jeta Mehmet Delia (i njohur edhe si Mehmeti i Vogël, 1898–1946), luftëtar në lëvizjen kundër pushtimit serb dhe për bashkim kombëtar, pjesëmarrës në lëvizjen demokratike në viteve ’20 të shekulli XX.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img