Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Selajdin Mullaabazi

Lexo ngjarje:

Në Rahovec të Kosovës lindi Selajdin Mullaabazi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Që nga fillimi i luftës së armatosur u përfshi në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 12 maj të vitit 1998 mori pjesë në luftimet në betejën e Bardhatinit dhe që atëherë mbante nofkën luftarake “Komandant Mici”. Më 8–9 qershor të vitit 1998 dha kontribut në formimin e shtabit operativ lokal për batalionin e Rahovecit. Me bashkëluftëtarët e tij arriti të zmbrapste forcat serbe në “Luginën e Shqiponjave” në Rahovec më 25 korrik të vitit 1998. Ishte një nga bartësit e rezistencës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e Rahovecit. Ra dëshmor në luftimet e vitit 1998. (Në fotografi: Selajdin Mullaabazi)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1143.

Fotografia: © https://www.facebook.com/217767694912720/photos/a.701600533196098/2570099726346160/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Mehmet Delia

Në senatoriumin e Barit (Itali), u nda nga jeta Mehmet Delia (i njohur edhe si Mehmeti i Vogël, 1898–1946), luftëtar në lëvizjen kundër pushtimit serb dhe për bashkim kombëtar, pjesëmarrës në lëvizjen demokratike në viteve ’20 të shekulli XX.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img