Shefqet Vërlaci

Lexo ngjarje:

Në Elbasan lindi Shefqet Vërlaci, veprimtar politik, kryeministër gjatë pushtimit fashist. Kreu shkollën e mesme në Manastir. Nisi studimet në “Mylkijen” e Stambollit (shkolla e lartë e administratës), por nuk i mbaroi. Në vitin 1910 u zgjodh deputet i Elbasanit në parlamentin e Perandorisë Osmane. Në vitin 1914 mori pjesë në delegacionin e kryesuar nga Esat pashë Toptani, që shkoi në Gjermani për t’i ofruar Vilhelm Vidit fronin e Shqipërisë. Më 25.12.1918 ishte përfaqësues i Elbasanit në Kongresin e Durrësit. Më 31 janar 1920 u zgjodh senator në Kongresin e Lushnjës. Deputet në zgjedhjet e 5 prillit 1921, të 27 dhjetorit 1923, 17 majit 1925, 17 gushtit 1928, 17 nëntorit 1932, 31 janarit 1937. Anëtar i Senatit (1925–1928). Kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme (3 mars 1924 – 27 maj 1924). Në vitet 1923–1924 drejtoi Grupin Pleqsuer të Elbasanit, duke qenë në fillim pjesëtar në Partinë Përparimtare e pastaj në Partinë Popullore. Pas pushtimit fashist ishte ndër figurat kryesore të Asamblesë së 12 prillit 1939, që vendosi “bashkimin personal” midis Italisë dhe Shqipërisë. Kryesoi delegacionin e Asamblesë që i dorëzoi kurorën e Shqipërisë Viktor Emanuelit III, më 16 prill 1939. Kryeministër (12 prill 1939 – 3 dhjetor 1941). Më 18 nëntor 1941 u emërua Ministër Shteti i Mbretërisë Italiane. Në prag të çlirimit të Shqipërisë u largua për në Itali, ku u bë një nga nismëtarët e Bllokut Kombëtar Indipendent. U nda nga jeta në Cyrih (Zvicër), në vitin 1946. (Në fotografi: Shefqet Vërlaci)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2882.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Shefqet_bej_V%C3%ABrlaci

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Drita Agolli

Lindi në Maqellarë të Peshkopisë Drita Agolli, regjisore e teatrit, aktore, pedagoge e aktrimit, Artiste e merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img