Shkolla e parë shqipe në të gjithë Myzeqenë

Lexo ngjarje:

Në Libofshë të Fierit u çel shkolla e parë shqipe, e cila shënon edhe shkollën e parë shqipe në të gjithë Myzeqenë, në trekëndëshin Berat-Lushnjë-Vlorë. Shkolla e parë shqipe e Libofshës u hap si rezultat i luftës dhe përpjekjeve të patriotëve shqiptarë, të përfshirë në lëvizjen e madhe të Rilindjes Kombëtare. Më së shumti erdhi si rezultat i aktivitetit patriotik të klubit “Bashkimi”, kryesuar nga Babë Dudë Karbunara, anëtar i të cilit ishte dhe Jovan Ndreko nga Libofsha. Jovan Ndreko ishte mësuesi i parë i kësaj mësonjëtoreje, klasa e parë e së cilës kishte 17 nxënës. Për shkollën shërbyen një pjesë e sarajeve të Nedin bej Leskovikut. Në vitin e tretë të kësaj shkolle, u shtua si mësues edhe Anastas Laska nga Libofsha, “Mësues i Popullit”. Hapja e shkollës së parë shqipe në Libofshë ishte një dëshmi e vlerave të jashtëzakonshme arsimdashëse dhe atdhetare të banorëve të kësaj zone. (Në fotografi: Pamje nga shkolla e parë e Libofshës.)

Teksti: https://ata.gov.al/2022/08/25/shkolla-e-pare-shqipe-ne-myzeqe/

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Dhimitër S. Shuteriqi

U nda nga jeta Dhimitër S. Shuteriqi, shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik, Mësues i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img