Shtjefën Kurti

Lexo ngjarje:

Në Ferizaj të Kosovës lindi dom Shtjefën Kurti, martir i Kishës Katolike. Studioi në Seminarin e Shkodrës, pastaj në Insbruk të Austrisë dhe në fund, në vitin 1919, në Romë. U shugurua meshtar në Romë, më 13 maj 1921. Në vitin 1930 u kthye në Shqipëri për Dioqezën e Durrësit, aktualisht Tiranë-Durrës. Në Kosovë qe famullitar në Ferizaj e Novoselë. Në Shqipëri qe famullitar i Zhejës, Gurrëzit e Tiranës. U arrestua dy herë: herën e parë në Tiranë më 27 tetor 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg, prej të cilëve 17 vjet i bëri në burgun e tmerrshëm të Burrelit; herën e dytë u arrestua në Gurrëz, më 11 qershor 1970. U dënua me vdekje. U pushkatua në fshatin Gurrëz të Lezhës, në vitin 1971. (Në fotografi: Shtjefën Kurti)

Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-shtjefen-kurti/

Fotografia: © https://merbraha.com/kosova-te-nderoje-dom-shtjefen-kurtin-dhe-jo-adhuruesit-e-vrasesve-te-tij/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Aksioni i njësiteve të çetave partizane

U zhvillua “Aksioni i njësiteve të çetave partizane”, aksioni i parë në shkallë kombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e disa qendrave të vendit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img